Prej të dhënave të Komisionit Europian mësohet se 185 mijë njerëz kanë aplikuar për azil në BE në tre muajt e parë të këtij viti. Nga ky numër, thuajse 50 mijë janë nga Kosova. Pavarësisht panikut që Britania e Madhe ka nga emigrantët, në këtë vend janë dorëzuar vetëm 4% të këtyre aplikimeve. Vendi me numrin më të mëdha të kërkesave është Gjermania, ku mbi 73 mijë njerëz kanë kërkuar azil në këtë vend.

Në vend të dytë vjen Hungaria me mbi 32 mijë kërkesa, kurse në vend të tretë është Italia me 15 mijë. Kjo do të thotë se më shumë se gjysma e azilkërkuesve kanë dorëzuar kërkesë në Gjermani dhe Hungari. Në total për tre muajt e parë të vitit 2015, shqiptarët përbëjnë 4% të aplikuesve për azil. Në vend të parë janë shqiptarët nga Kosova që përbëjnë 26% të kërkesave. Irlanda dhe Gjermania janë dy vendet më të preferuara nga shqiptarët për azil. Në një analizë që bënte agjencia ‘Reuters’, nga 180 mijë refugjatë që arritën në Gjermani në gjysmën e parë të këtij viti, 70 mijë prej tyre erdhën nga Ballkani. Vetëm 0.1% e aplikacioneve nga Ballkani ishin të suksesshme në gjysmën e parë të vitit 2015. Numri i kërkesave për azil në Gjermani, pritet të jetë më shumë se 450 mijë nga 200 mijë që ishin në vitin 2014. Gjermania ka parë një rritje të mprehtë të shtetasve nga Kosova që aplikojnë për azil. Ka pasur pothuajse 29.000 aplikime nga kosovarët në gjashtë muajt e parë të këtij viti, grupin i dytë më i madh pas atyre nga Siria. Në një takim të ardhshëm do të përfshihet zgjerimi i listës së vendeve që konsiderohen të sigurt, duke ua hequr të drejtën për të kërkuar azil qytetarëve nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Artikulli paraprakKUFIRI KOSOVË – SERBI, RADHË TË GJATA
Artikulli tjetërPRESIDENTI NISHANI, KTHEN LIGJIN PËR TURIZMIN