Reshjet e dendura të shiut të rëna ditëve të fundit, por edhe situata e keqe që parashikohet të ketë moti në ditët në vijim, kanë bërë që drejtori i ARRSH (Autoriteti Rrugor Shqiptar) Dashamir Gjika të mbërrijë në Shkodër për të zhvilluar një mbledhje me të gjitha firmat kontraktore, shtabin e emergjencave civile si dhe instistucionet e tjera përgjegjëse në mënyrë që situata gjatë stinës së mbetur të dimrit të jetë nën kontroll.

Gjatë fjalës së tij drejtori i ARRSH Gjika u shpreh se për momentin situata në shkallë vendi paraqitet e qetë dhe probleme ka vetëm në disa akse të Kukësit dhe Dibrës. Drejtori GJika theksoi se nuk do të këtë asnjë tolerim për firmat kontraktore që nuk do të zbatojnë pikat e kontratës së firmosur dhe se askush nuk mund të tallet me fondet publike. Gjithashtu ai shtoi se grupet e punës duhet të jenë në terren dhe në gatishmëri për të mbulur çdo lloj situate emergjente. Vendi ynë që nga dita e djeshme është përfishirë nga reshje të dendura shiu të cilat po bien me një intensitet të lartë, duke rrezikuar që të rikthehet situata e përmbytjeve, sidomos në qarkun e Shkodrës.

Artikulli paraprakHARITO: QEVERIA OBJEKTIV KRYESOR INTERNETIN NË ÇDO SHKOLLË
Artikulli tjetërMEDIAT BOJKOT POLICISË SHKODËR, JO DHUNË NDAJ PUNONJËSVE TË MEDIAS