MINISTRI I ENERGJITIKËS INSPEKTON FIERZËN, FLET PËR SISTEMIN ENERGJITIK NË VEND. Shkodra nuk do të përmbytet.

Kështu ka deklaruar nga nga Fierza, ministri i Energjisë Damian Gjiknuri i cili ka theksuar se situata në kaskadën e Drinit është nën kontroll dhe se nuk ka asnjë rrezik për përmbytje të zonës së Shkodrës, si pasojë e hapjes së portave të hidrocentralit.   Ministri shoqërohej nga ambasadori i Zvicrës në Tiranë, Christoph Graf. Si një vend me përvojë të gjatë në fushën e sistemeve të sigurta të energjisë hidrike, Zvicra ka asistuar Shqipërinë me ekspertizë dhe ndihmë financiare për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës. Zvicra ka mbështetur thelbësisht Korporatën Energjetike Shqiptare në të shkuarën përmes investimeve në sigurinë e digave që ka rezultuar në rritje të sigurisë për gati 250,000 banorë që jetojnë në rrjedhën e poshtme të kaskadës së Drinit.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/wugheyNsFvQ” frameborder=”0″ allowfullscreen ]