Maturantët e vitit 1981 të gjimnazit 28 nëntori në Shkodër janë takuar sot pas 40 vitesh në ambjentët e ish shkollës së tyre.

Një takim emocionues që u bë akoma më nostalgjik me uljen në bankat e shkollës pas 40 vitesh duke improvizuar një orë imagjinare mësimi.

Por si është të takohësh pas 4 dekadash ku ka prej tyre që nuk arrin të njohin njëri-tjetrin pasi prej vitesh një pjesë e tyre jetojnë jashtë Shqipërie.

Ajo që i dha akoma më shumë peshë emocioneve të këtij takimi ishte dhe pjesmarrja e disa prej mësuesve të tyre për të cilët kjo ishte një ditë krejtësisht e veçantë.

Në fund një foto që duket se nuk fikson thjeshtë disa persona por përjetëson një miqësi të vërtetë që mund dhe kohën.