Në kuadër të festës së 7 Marsit, Gjimnazi “28 Nëntori” organizoi një aktivitet të veçantë me nxënësit, me qëllim vlerësimin e mësuesve për kontributin e tyre të çmuar gjatë viteve në edukimin e brezave të rinj. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Qendrës Kulturore “Kujtim Alija”, duke krijuar një atmosferë festive dhe të ngrohtë për të gjithë pjesëmarrësit. Albana Kaloshi, mësuese e gjimnazit theksoi se punonjësit e arsimit meritojnë respekt dhe mirënjohje për angazhimin e tyre të vazhdueshëm.
Për gjimazin “28 Nëntori” ky aktivitet nuk është vetëm një përkujtim i festës së 7 Marsit, por edhe një mundësi për të forcuar lidhjen mes gjeneratave të ndryshme dhe për të promovuar vlerat e respektit dhe mirënjohjes ndaj mësuesve.

Artikulli paraprakSHKOLLA “NDRE MJEDA” FESTON 40 VJETORIN E THEMELIMIT
Artikulli tjetërSHKOLLA “PRENK JAKOVA” AKTIVITET ARTISTIK PËR 7- 8 MARS