
Ka përfunduar numërimi i votave preferenciale të kandidatëve për deputet në listat e hapura për qarkun e Lezhës. Rezultatet tregojnë një epërsi të dukshme të kandidatit të Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i cili ka grumbulluar 8,873 vota, duke kryesuar me një diferencë të thellë jo vetëm në listën e PD-së, por edhe ndaj rivalëve të tjerë në garë.Pas tij renditen Kastriot Piroli me 5632 vota, Aleksandër Lala me 4,217 vota, Edison Doçi me 2,651 vota, Lindita Metaliaj me 2340 vota, Viktor Tushaj me 2002 vota dhe Melissa Vuthaj me 1835 vota. Ndërsa në kampin socialist gara ka rezultuar më e ngushtë dhe konkuruese.
Më e votuara rezulton të jetë Marjeta Neli me 6745 vota, e ndjekur nga Admir Kadeli me 5600 vota, Pranvera Skana me 5531 vota, Aurora Gjeloshi me 5395 vota, Andon Gjoni me 1158 vota, Klotilda Ndreca me 943 vota dhe Erion Markaj me 295 vota. Me interes të veçantë pritet edhe numërimi i votës preferenciale të diasporës, e cila pritet të jetë vendimtare për përcaktimin e dy deputetëve që do të plotësojnë 7-shen e mandateve të Qarkut Lezhë.
Ndërkohë fitorja e Gjin Gjonit i cili ka arritur të marrë mandatin e deputetit u prit me ovacione nga mbështetësit e tij në Lezhë. Ai falenderoj qytetaret e Lezhës, Kurbinit dhe Mirdites për mbështetjen që i dhanë atij dhe Partisë Demokratike.
Qarku i Lezhës prodhon 7 mandate deputetesh, ku Partia Demokratike ka marrë 4 mandate dhe Partia Socialiste 3 mandate.