Ky është varri origjinal i arkitektit Kolë Idromeno në varrezat katolike të Rrmajit në qytetin e Shkodrës. Këtë vit ministria e kulturës akordoi një fond për restaurimin e tij duke ia ndryshuar pamjen dhe duke e sjellë në këtë formë.

Ish-drejtori i monumenteve të kulturës në Shkodër Ervin Gjini shprehet se restaurimi nuk është bërë siç duhet duke qenë se kanë humbur shumë detaje ndërsa e quan një katrahurë të ministrisë së kulturës. Ish-drejtori Gjini thotë se materiali që është përdorur për restaurimin ia ka humbur identitetin varrit të Kolë Idromenos. Ndryshimi dhe në një farë mënyrë humbja e identitetit në objekte të tilla për ish-drejtorin e monumenteve janë të dëmshme për vrezat e ardhshëm…. Kolë Idromeno është piktor, fotograf, skulptor dhe arkitekt që jetoi në vitet 1860-1939. Shumë ndërtesa publike mbajnë autorsinë e tij. Vepra e fundit është pikërisht varri i familjes së tij ndër të cilat edhe skulptura e këtij ëngjëlli e cila në ditët e sotme vjen e restauruar sipas specialistëve jo në mënyrën e duhur.