Pak minuta na ndajnë nga debutimi i Messit me ekipin e tij më të ri, Paris Saint-Germain.

Fanella e argjentinasit qëndron pranë asaj të Neymarit në dhomën e zhveshjes dhe tifozët shpresojnë që “pleshti” të shënojë në debutim, edhe pse nuk do të jetë në formacionin titullar.

Kujtojmë që Messi u largua pas 21 vitesh qëndrimi në Barcelonë. Klubi nuk mundi t’ia rinovonte kontratën dhe ai u transferua me kosto zero në Paris, ku gjen një nga miqtë e tij më të mirë Neymar.