Modeli më i ri i serisë së iPhone pritet të dalë në shtator dhe të sjellë shumë risi në treg që nga karikimi me valë, deri te materiali i ri dhe kufjet me Bluetooth.

Edhe pse duhen disa muaj derisa të dalë iPhone, diskutimet për të janë shtuar shumë. Një nga fjalët e fundit që po qarkullon për modelin e ri të Apple është ideja se iPhone do të ketë një mundësi të re ngjyre. Ja gjithçka që ka qarkulluar së fundmi për iPhone 7. Mund të mos quhet iPhone 7 Bazuar në gjeneratën e iPhone-ve historikë të Apple-s, shumë kanë parashikuar se i ardhshmi do të quhet iPhone 7. Megjithatë, fjalët e fundit nga një uebsajt lajmesh në Japoni pretendojnë se iPhone 7 do të jenë në fakt një anëtar i ri i familjes iPhone 6 në vend të një gjenerate të re si për shembull 7-a. Ngaqë nuk dihet me saktësi se çfarë emri do të mbajë, na pëlqen ta quajmë iPhone i ardhshëm. Do të ketë dy modele Modeli iPhone 7 me gjasa do të hidhet në treg me dy përmasa ashtu sikurse iPhone 6. Këtu pritet që të përfshihet modeli standard me ekran 4.7 inç, si dhe modeli plus me ekran 5.5 inç. Do t’i ngjajë shumë iPhone 6/6s Deri më tani, çdo informacion i përhapur rreth iPhone të ardhshëm lë të kuptohet se nuk do të ketë pamje shumë të ndryshme se iPhone 6 dhe 6s. Fjalët më të fundit që qarkullojnë thonë se iPhone do të jetë thuajse identik me iPhone 6 dhe 6s dhe do të jetë pjesë e familje së iPhone 6. Apple mund të ofrojë një ngjyrë të re Një opsion i ri ngjyre mund të jetë pjesë e iPhone të ri. Një blu e errët që ka pamje fantastike është tërheqja e re e syrit të publikut. Megjithatë nuk është ende e qartë nëse Apple do të vazhdojë ta mbajë ngjyrën e zezë klasike, apo do ta zëvendësojë atë me blunë. Mund të ketë dy kamera ballore Ekziston projekti i dy kamerave ballore në iPhone më të fundit, por ato mund të jenë ekskluzive për modelin plus. Deri më tani, asgjë nuk ka lënë të kuptohet se edhe modeli standard do të përfitojë nga kamera e dyfishtë. Do të jetë më i trashë se iPhone 6s Në sajtet e specializuara u përfol se iPhone i ri do të ishte edhe më i hollë sesa iPhone 6s. Megjithatë kjo mund të mos vërtetohet nga imazhet e rrjedhura së fundmi, të cilat tregojnë se iPhone Plus do të jetë 7.3 mm ndërsa iPhone 6s dhe 6s Plus janë 6.9 mm dhe 7.1 mm respektivisht. Kamera do të dalë jashtë trupit Pavarësisht se u mendua fillimisht se kamera e dalë nga trupi do të zhdukej në modelin e ri të iPhone, Apple do të përdorë një modul më të hollë të kamerës që do ta lejojë atë të mos ketë probleme me kapakun. Kamerat ballore të modeleve iPhone 6 dhe 6s shkaktuan shumë ankesa nga njerëzit. Nuk do të përbëhet nga një material Të gjitha modelet iPhone 5, 5s, 6 dhe 6s kanë trup alumini. Por iPhone 7 mund të bëhet nga një material i ndryshëm. Deri më tani Apple ka përdorur tre materiale kryesore për iPhone: plastikën, qelqin dhe metalin. Tani, iPhone 7 mund të jetë i përbërë nga materiale misterioze, megjithatë nuk dihet ende me saktësi se cilat do të jenë këto materiale. Do t’i mbijetojë rënieve në ujë Materialet e reja që do të përbëjnë iPhone 7, kombinuar me mungesën e vendit për kufje mund ta bëjnë iPhone 7, celularin më rezistent ndaj ujit deri më tani. Shiritat e bardhë nuk do të jenë aq të dukshëm Shiritat plastikë që rrethonin deri më tani pjesën e sipërme dhe të poshtme të iPhone 6 dhe 62 mund të zhduken në iPhone që pritet të vijë. Fjalët që kanë rrjedhur sugjerojnë se antenat mund të jenë ende të pranishme, por do të projektohen të mos jenë aq të dukshme. Është e nevojshme që në një iPhone metali të lejohet përçimi i një sinjali celulari dhe për këtë arsye alumini vepron si një barrierë. Heqja qafe e shiritave antenë është arsyeja kryesore përse Apple ka lajmëruar për materiale të reja përbërëse. Nuk do të ketë vend për kufje iPhone 7 mund të mos ketë një vend për të futur kufjet, gjë që mund t’i bëjë kufjet tuaja aktuale të papërdorshme. Imazhet e rrjedhura të iPhone 7 tregojnë se në fund të celularit mungon vendi për futjen e kufjeve. Kjo do të thotë se ne mund të përdorim portën e karikimit për kufje ose të kalojmë plotësisht te kufjet me Bluetooth. Mund të ketë dy altoparlantë Një altoparlant i dytë mund të instalohet aty ku duhej të ishin kufjet. Të njëjtat imazhe të publikuara hamendësojnë se iPhone i ri do të ketë dy altoparlantë, por asgjë nuk është e sigurt. Mund të karikohet me Wi-Fi Ne mund ta karikojmë iPhone 7 pa asnjë lidhje kablloje. Ky është një opsion i ri që mund të ofrojë lehtësinë e përdorimit të portës së karikimit për kufjet dhe ngarkimin e baterisë së celularit me valë. Mund të mos ketë butonin “shtëpi” Sensorët me prekje dhe të padukshëm mund të zëvendësojnë butonin në qendër të iPhone në modelin e ardhshëm. Imazhet e rrjedhura tregojnë ende një buton, por nuk dihet nëse do të jetë mekanik apo me prekje.

Artikulli paraprakMINISTRJA GJOSHA NË HAGË: TË VENDOSUR TË AVANCOJMË ME AXHENDËN E INTEGRIMIT
Artikulli tjetërREFORMA NË DREJTËSI, LU LETËR DEPUTETËVE: ËSHTË KOHA PËR VENDIM