
Një nga atraksionet turistike më të vizituara. Kalaja e Shkodrës vijon të tërheqë turistë nga e gjithë bota në cdo periudhë të vitit. Kësaj here, vizitorët më të shumtë ishin nga Izraeli.
Por, nuk mungojnë as turistët nga Gjermania.
Janë me mijëra turistë të cilët përmes programeve te ndryshme promovuese, por edhe rrjeteve sociale jane njohur me qytetin e Shkodrës dhe Kalanë Rozafa. Fluksi i vizitorëve pritet të rritet gjatë kësaj periudhe, ku kushtet e motit favorizojnë më së shumti, turistët e huaj dhe jo vetem.