
Muzeu historik në Shkodër në kuadër të 100 vjetorit të vrasjes së Luigj Gurakuqit shfaqi ekspozitën “Gjithmonë me Gurakuqin”. Drejtuesi i këtij muzeu Sokol Parmeza tregon detaje nga ky organizim për këtë datë të rëndësishme për historinë e Shqipërisë.
Parmeza thekson se të rinjtë duhet të njihen me materialet që fondi i muzeut të Shkodrës mban në arkiven e tij rreth figurës së Luigj Gurakuqit.
Ekspozita përmban materiale dhe dorëshkrime mjaft interesante të kohës ndërsa do jetë e aksesueshme për vizitorët deri më 3 mars.