
GJKKO lë në fuqi masën arrest me burg për Veliajn! Ndryshohet masa për Ajola Xoxën, nga arrest shtëpie, në detyrim paraqitje.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet
112, 248 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 14, datë 12.02.2025, vendosi:
1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i
K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Erion Veliaj me vendimin Nr. 7,
datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar.
2. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” caktuar ndaj
personit nën hetim Ajola Xoxa me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës
së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me
masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u
paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 i
K.Pr.Penale.