Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e ‘arrestit me burg’ për ish-kryebashkiakun Fatos Tushe dhe grupin e zyrtarëve të arrestuar për shpërdorim detyrë në Bashkinë e Lushnjës.

Tushe dhe 9 zyrtarët e tjerë u arrestuan me urdhër të SPAK, pasi akuzohen se kanë shpërdoruar me detyrën për një tender të dhënë ndaj një kompanie, pa iu referuar procedurave. GJKKO lë në burg 7 prej të arrestuarve, ndersa 4 në ‘arrest shtëpie’

ZYRTARET E ARRESTUAR ME URDHER TE SPAK
Fatos Tushe
Flamur Peqini
Xhemal Hasko
Blerta Turuku
Ani Simoni
Andri Mushaj
Margarita Gjermeni
Bujar Murati
Ibrahim Lami
Gazment Çela

HETIMET
Prokurorët e SPAK kanë dyshime të forta se ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe e ka shpërdoruar detyrën disa herë, jo vetëm duke favorizuar miqtë e tij për të fituar tendera, por edhe duke abuzuar me pasuritë publike. Episodi i parë lidhet me tenderin me vlerë 24 milionë lekësh, për pastrimin e kanaleve vaditëse në rrethinat e Lushnjes, ku nga hetimet rezulton se është favorizuar kompania Euroalb shpk, me të cilët sipas SPAK është lidhur një kontratë fiktive.

Artikulli paraprakCOVID19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 8 RASTE TË REJA NË 24 ORËT E FUNDIT, ASNJË HUMBJE JETE
Artikulli tjetërINSTAT: INFLACIONI NË QERSHOR ARRITI NË 1.6%. RRITJE ÇMIMESH PËSUAN USHQIMET DHE KARBURANTI