GJKKO ka vendosur masë sigurie për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, me kërkesë të SPAK.

Mësohet se Gjykata e Posaçme ka vendosur “arrest me burg” për Veliajn.

Ndaj Veliajt, Prokuroria e Posaçme ka ngritur disa akuza.

Kryebashkiaku i Tiranës ka qenë në zyrën e tij kur është shoqëruar nga oficerët e BKH-së.

Mësohet gjithashtu se GJKKO ka vendosur masën e sigurisë arrest në shtëpi për Ajola Xoxën, bashkëshorten e Erion Veliajt.

Artikulli paraprakKOPLIK, INTERES I LARTË PËR ANALIZAT CHECK-UP
Artikulli tjetërSHOQËRIMI I ERION VELIAJ NGA AGJENTËT E BKH, RAMA ANULON TAKIMIN ME STRUKTURAT E PS NË SHKODËR