Trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç i ka dhënë një përgjigje të qartë kryetares së bashkisë Voltana Ademi e cila e gjobiti atë me 1.5 milion lekë të vjetër për rezultate të dobta në kampionat e po ashtu një gjobë kanë marrë edhe lojtarët.

Brdariç në prag të ndeshjes së kampionatit që Vllaznia ka me Kastriotin i bëri të ditur kryebashkiakes se ekipi i tij është në luftë për çdo gjë në kampionat dhe se ndodhet në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë duke qenë brenda të gjitha objektivave.

Tekniku i kuqebluve tregon se presioni që Vllaznia të fitojë me çdo ndeshjet e dëmton skuadrën.

Në përballjen ndaj Kastriotit, trajneri Brdariç beson se Vllaznia do të arrijë një fitore.
Vllaznia në 9 javët e fundit në kampionat ka shfaqur një lojë jo të mirë por edhe rezultate jo të mira duke bërë që të lëshojnë vendin e parë ndërsa sëfundi kuqeblutë siguruan kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës teksa fituan 1-0 ndaj Korabit.