Postoni foto të fëmijëve në rrjetet sociale si Facebook, Instagram apo Twitter? Në Italinë fqinje gjobiten me 10 000 euro prindërit që postojnë fotot e fëmijëve. Rezultati ka qenë mjaftë pozitiv, gjobitja ka ndikuar që prindërit të mos postojnë fotot e fëmijëve.

Shumë persona mund të pyesin me të drejtë se fëmijët janë të tyre dhe ata mund të bëjnë foto dhe ti nxjerrin në rrjetet sociale por në fakt nuk është kështu realiteti. Vendimi për gjobë është marrë nga një gjykatë në Itali, dhe shkak për këtë u bë rasti i një djali 16-vjeç, i cili kërkoi “mbrojtje” ndaj nënës së tij, për të mos postuar fotografi dhe komentuar mbi të. Ky ligj i ri në Itali nuk përjashton as emigrantët shqiptar, duhet të mendohen mirë nëse postojnë foto të fëmijëve, duhet ta respektojnë ndryshe nuk i shpëtojnë dot gjobës prej 10 000 euro. Sipas autoriteteve Italiane ekspozimi i fëmijëve në rrjetet sociale përbën rrezik, duhet të respektohet në të kundërt nuk shpëtojnë nga gjoba.

Në Shqipëri nuk ka një vendim të tillë si vendi fqinj por në të ardhmen me shumë gjasa mund të aplikohet si një mas parandaluese për ekspozimin e fëmijëve në Facebook, Instagram, Twitter.

Artikulli paraprakÇONTE SHQIPTARË NË ANGLI ARRESTOHET 38 VJEÇARI
Artikulli tjetërDËSHMIA SE AJDINAJT: TË DASHURËN E VRAVA NË SALLON, VEPRIMET E TJERA NË BANJË