Dy persona u arrestuan nga policia e Lezhës në kuadër të një operacioni të koduar “Gjobvënia”

, të cilët i kishin vënë një gjobë prej 25 mijë eurosh një shtetasi, duke e kërcënuar me jetën e djalit. Shtetasit Dod Gjoka, 37-vjeç, i dënuar për tentativë vrasjeje, si dhe Mark Çuku, 49-vjeç u arrestuan nga policia në momentin që kishin shkuar për të marrë paratë në fshatin Malecaj të Lezhës. “Gjatë paradites së ditës së djeshme, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi V.P. se ishte kërcënuar me jetën e djalit të tij nga disa mesazhe të ardhura në numrin e tij celular, i cili duhej të paguante shumën prej 25.000 Euro, Policia e Lezhës menjëherë ka ndërtuar punën dhe duke ndjekur me metoda speciale të hetimit, ku është bërë e mundur identifikimi i autorëve të letrës dhe mesazhit kërcënues”, sqaron policia. Pas pesë orësh me të marrë denoncimin, forcat e rendit arrestuan në flagrancë tek ura e fshatit Melecaj, dy personat e mësipërm. Në momentin e kapjes në flagrancë këtyre shtetasve iu është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: Qesja e marrë nga vendi ngjarjes Telefoni celular me të cilin kanë dërguar sms-të kërcënuese Një palë dylbi të cilat i përdornin për të vrojtuar Automjeti tip Benz me targa AA 992 IO me të cilin udhëtonin autorët. Materialet procedurale iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet të Rënda Tiranë.

Artikulli paraprakREUTERS: NJË EMËRIM I RI KONFIRMON QË PAPA PO NDËRHYNË TE “KALORËSIT E MALTËS”
Artikulli tjetërRRETHINA, 10 KG TRITOL NË VILËN 3-KATËSHE