Një ndeshje shumë e vështirë në stadiumin “Loro Boriçi” ka qënë takimi i Vllaznisë më Kukësin pasditen e së premtes. Rezultati përfundimtraë nuk flet në favor të skuadrës kuqeblu pasi miqtë arritën të shënonin tre gola në pjesën e dytë të këtij takimi ndërsa Vllaznia vetëm një me anë të Arlind Kalaja. Pas përfundimit të ndeshjes traineri Ernest Gjoka aspak i kënaqur me këtë rezultat u shpreh se pavarësisht rezultatit ekipi po mundohet të bëjë maksimumin por çdo gjë kërkon kohën e saj.

Më tej i pyetur se çfarë pa të mirë tek Vllaznia traineri kuqeblu u shpreh se ekipi vendosi në disa moment ne vështirësi kundërshtarin dhe se Vllaznia do të ndryshojë sesbën. Ernest Gjoka shprehte se që në momentin që ka ardhur në krye të pankinës kuqeblu ka thënë se do e nxjerri Vllazninë nga këto probleme dhe se nuk do lejojë që ajo të bjeri nga Kategoria Superiore pasi duam ti japim kënaqësinë opinionit publik dhe tifozëve. Vllaznia javën e ardhshme do të presë sërish në Shkodër skuadrën korçare të Skënderbeut në stadiumin “Loro Boriçi”.