
Një ditë para ndeshjes që Vllaznia ka ndaj skuadrës me Skënderbeun trajneri i kuqebluve Ernest Gjoka doli në një konferencë për shtyp ku u shpreh se ndeshja ndaj korçarëve është mjaft e vështirë por ekipi po përgatitet për këtë përballje.
Ndërkohë në lidhje me ndeshjen që e pret Vllaznin trajneri Gjoka shprehet se drejtë korçarëve ekipi duhet të jenë të përgatitur psikologjikisht . Trajneri i kuqebluve ndër të tjera shprehet se synimi i tyre është arritja e rezultateve pozitive por që ekipi ka nevojë për kohë. Në lidhje me këtë ndeshje Gjoka nuk bën të ditur për formacionin dhe i vetmi që do të mungojë do të jetë Florind Bardulla.
Ernest Gjoka u shpreh se me ekipin me ekipin tashmë dëshirojnë të ecin përpara dhe të dalin nga gjendja kritike.


