Pragndeshja Vllaznia-Partizani e cila luhet të dielën në stadiumin “Loro Boriçi” fare thjeshtë mund të quhet si sfida e parë e trajnerit të sapo ardhur Ernest Gjoka i cili një ditë përpara kësaj ndeshjeje ka dalë në një konferencë për shtyp i shoqëruar nga drejtori sportiv Eugent Zeka.

Trajneri i pankinës kuqeblu u shpreh se kjo ndeshje e parë është mjaft emocionuese për të dhe se dëshiron të ketë një start pozitiv. Trajneri u shpreh se mikpritja tek Vllaznia ka qënë mjaft e mirë dhe se skuadra ka një përbërje cilësore. Në sfidën me Partizanin trajneri i sapo ardhur ka menduar që në sulm të vendos Arlind Kalaja. Ndër të tjera Gjoka shpreson shumë që të marrin tre pikëshin në këtë përballje.

Trajneri Ernes Gjoka shprehet se dëshiron shumë që prezente në stadium të shohi edhe tifozët shkodran duke mbështetur ekipin e tyre ku si shpërblim ata do të marrin rezultatet e kënaqshme. Vllaznia aktualisht është e pozicionuar në vendin e tetë në kuotën e pesë pikëve ku tashmë shpresohet që kjo të ndryshpjë në ndeshjen me Partizanin që do të luhet të dielën në orën 14:00 në stadiumin “Loro Boriçi”

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSALIHI I PAPËRMBAJTSHËM SHËNON 4 GOLA
Artikulli tjetërVLLAZNIA MPOSHTET NGA ERZENI NË “QAZIM DERVISHI”