Atmosfera tek Vllaznia duket pak e turbullt sa i përket ngjarjeve të fundit në kampin kukqeblu duke nisur që nga futbollisti i ekipit të parë të kuqebluve Renato Malota i cili aktualisht është nën hetim.

Trajneri Gjoka në lidhje me lezhianin bën më dije se për skuadrën mungesa e tij është një problem mjaft I madh pasi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të repartit të mbrojtjes.

Më tej Ernest Gjoka shprehet se duhet të merrën masa edhe sa I pëket ngjarjes së mbrëmjes të së shtunës ku ekipit të Vllaznia B iu kërcënua me jetë futbollisti Enes Isufi nga presidentit të Korabit.