Të shtunën në orën 14.00 në stadiumin “Roza Haxhiu” do të luhet ndeshja Lushnja- Vllaznia e javës së 19-të të Superligës. Një sfidë shumë interesante por njëkohësisht edhe delikate. Në kampin shkodran, gjatë gjithë këtyre ditëve është punuar shumë për të kaluar momentin e vështirë psikologjik që pësoi pas humbjes së fundit me Skënderbeun. Në prag të ndeshjes me Lushnjën, trajneri Ernest Gjoka ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit ku shpreh besimin e tij tek skuadra dhe tek futbollistët për marrjen e fitores në këtë ndeshje.

I pyetur nëse e ka kaluar skuadra shokun psikologjik që mori pas humbjes së fundit Ernest Gjoka shprehet se janë munduar gjithë këtë javë të punojnë të gjthë për ta kapërcyer këtë situatë jopozitive ku ndodhen. Besoj që të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë situatë dhe na duhet të bëjmë çdo gjë për të dalë nga ky makth shprehte Gjoka . Sa i përket Problemeve me mungesat dhe a do i vërë në vështirësi kjo gjë për ndërtimin e formacionit Gjoka shpjegon se mungesa që kanë janë dy të cilat janë të rëndësishme për skuadrën si Krymi ashtu dhe Çinari, pasi skuadra ka krijuar një fizionomi me këto lojtarë.Por gjithsesi traineri shprehet më tej se ai mendon që në këto momente çdo lojtar do të bëjë maksimumin duke treguar personalitet dhe dinjitet për të kaluar këtë moment delikat. I pyetur sa e rëndësishme është për Vllazninë ndeshja me Lushnjes numri një i pankinës kuqeblu shprehet se për ta është shumë e rëndësishme. Mund të them që ne e shikojmë si jetike për vazhdimësinë.

Sipas trainerit Gjoka ajo çfarë do të ndryshojë tek skuadra për në këtë takim është se duhet të kuptojnë përgjegjësinë dhe të tregojnë që janë të aftë që dhe nën presion dinë t’ia dalin. Gjoka më tej shprehet se ai beson se në skuadër ka djem që kanë personalitet dhe dinë të marrin përgjegjësi në momente të rëndësishme. Ndërkohë objektivi i Vllaznisë në këtë takim është fitorja pasi Gjoka shprehet se nuk kanë rrugë tjetër dhe se duhet të shkojnë për të marrë maksimumin. Por në këto momente duhet të ringrihemi për hir të vetes dhe për hir të qytetit i cili po e përjeton këtë situatë njësoj si ne. Dhe ne e kemi detyrë jo vetëm profesionale por dhe qytetare të ringrihemi. Unë besoj tek skuadra se do të arrijë të bëjë më të mirën për të dalë nga ky ngërç përfundon deklaratën e tij traineri i Vllaznisë Ernest Gjoka.

Artikulli paraprak“LETRA GRUES SEME TË VDEKUN”, GJOVALIN GJADRI
Artikulli tjetër“NATA E BOKSIT” TRIUMFOJNË SHKODRANËT