Një humbje që dhemb është takimi i Vllaznia-Laçi i mbyllur me rezultatin 1-2 në stadiumin “Loro Boriçi” të dielën.

Pas përfundimit të këtij takim trainer Gjoka u shpreh se edhe në këtë përballje gabuan ku pësuan dy gola por tashmë duhet të shohin përpara dhe ekipi të ringrihet aty ku duhet. Duket se Vllaznisë një nga problemet e saj në fushë është edhe agresiviteti ku Gjoka shprehet se po punojnë në këtë aspekt por rezultatet nuk vijnë menjëherë. Mungesa fizike është një nga problemet kryesore të ekipit kështu është shprehur paraardhësi i tij dhe Gjoka shprehet .

Për Gjokën fokusi kryesorë është ndeshja ndaj Flamurtarit pasi për ndeshjen ndaj Tiranës për në Kupë kemi kohë shprehet traineri i kuqebluve. Takimi i Vllanzisë me Flamurtarin do të jetë të shtunën e në fakt kjo është një ndeshje mjaft e vështirë për shkodranët të cilët par dy fitoreve i janë rikthyer sërish humbjeve.

Artikulli paraprakRESHJET E BORËS NXISIN TURIZMIN MALOR!
Artikulli tjetërSITUATA E MOTIT, REAGON BARDH SPAHIA