KANDIDATI I PS PËR BASHKINË VAU DEJËS: DO TA NDRYSHOJ SITUATËN. Fshati Barbullush ka pritur me entuziazëm kandidatin e koalicionit të majtë Gjokë Lleshi për Bashkinë Vau Dejës. E pranishme në këtë takim që kandidati Lleshi zgjodhi ta niste me Barbullushin ishte edhe deputetja e PS Mimoza Hafizi e cila tha se Gjokë Lleshi është zgjidhja e duhur.

Mark Zhuri, kryetar i shtabit elektoral tha se Gjokë Lleshi është një kandidature e pastër dhe jo një inkriminuar. Vetë kandidati i PS për Vau Dejësin deklaroi përpara banorëve të Barbullushit se do të zgjidh shumë probleme që deri më sot janë lënë në harresë.Vetë banorët e Barbullushit u shprehën se vota e tyre do të shkojë për kandidatin . Në takim të kandidatit për Vau Dejësin Gjokë Lleshi morën pjesën një numër i madh i banorëve të Barbullushit të cilët shprehën mbështetjen maksimale.