I PRANISHËM KREU I LSI ILIR META, LLESHI: DO ZGJIDH PROBLEMET E KËTYRE 25 VITEVE. Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë Vau Dejës Gjokë Lleshi u prezantua në qendër të këtij qyteti nga kryetari i Parlamentit Ilir Meta, njëherësh kreu i LSI.

Të pranishëm në prezantimin e kandidatit të së majtës për Vau Dejës ishin edhe deputetët e PS të Qarkut Shkodër dhe ministri i shëndetësisë Ilir Beqja. Në fjalën e tij kreu i LSI Ilir Meta tha se duhet votUAR Gjokë Lleshi si zgjidhja e duhur. Vetë kandidati Lleshi tha se do të marrë përsipër të zgjidh disa problemet e këtyre 25 viteve. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja u shpreh se mazhoranca aktuale po zhvillon vendin. Kandidati i koalicionit të majtë Gjokë Lleshi mori mbështjen e banorëve dhe simpatizantëve që morën pjesë masivisht në prezantimin zyrtar të tij në qendër të qytetit të Vau Dejësit.

Artikulli paraprakPIRANI: SË SHPEJTI KARTAT DIXHITALE
Artikulli tjetërVOLTANA ADEMI ME BANORËT E KOMUNËS POSTRIBË