
Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” ka hapur dyert për ekspozitën “Gjon Mili: Retrospektivë”, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri një koleksion origjinal të kryeveprave të tij.
E kuruar nga Hoëard Greenberg, kjo ekspozitë vjen si një ndërthurje magjepsëse mes shkencës dhe artit. Përmes fotografive dhe materialeve arkivore, publiku mund të prekë nga afër transformimin që Mili i bëri këtij mediumi
Përtej teknikës revolucionare, ekspozita zbulon edhe portretet e fuqishme të ikonave të muzikës xhaz, kinemasë dhe kulturës amerikane, të fiksuara mjeshtërisht nga aparati i Milit.
Ekspozita vjen në bashkëpunim me “Hoëard Greenberg Gallery” dhe u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.


