Nga 14 qershori do të hyjnë në fuqi masat lehtësuese anti-COVIUD në sistemin e Burgjeve! Që do të thotë se nga kjo datë, të burgosurit do të kenë mundësinë që të takojnë familjarët e tyre, me kushtin që këto të fundit të kenë me vete një test COVID negativ ose të kenë vërtetimin që janë vaksinuar.

Takimet do të zhvillohen 1 herë në muaj për të dënuarit, ndërkohë që për të miturit 4 herë në muaj. Një lajm i tillë, u konfirmua nga ministrja e Drejtësisë.

“Kanë filluar lehtësimet e masave në burgje. Lehtësimi i masave kufizuese është fokusuar në 3 drejtime, kanë rifilluar takimet me takimet, dhënia e lejeve të veçanta dhe të aktivitete sociale në këtë institucione.

Masat e reja do të aplikohen nga 14 qershori për një periudhë, 1 takim në muaj duke respektuar, ku familjari duhet të tregojë testin pse që janë vaksinuar. Gjatë takimeve do të respektohen rregullat e tjera që do t vijojnë të jenë në fuqi. Për të mitur, 4 takime në muaj me të njëjtat kërkesa”, tha Gjonaj.

Në takimin e zhvilluar sot, Gjonaj ka bërë edhe një analizë të situatës së COVID në sistemin e Burgjeve, duke folur me gjuhën e shifrave. Ajo tha se në më shumë se 1 vit pandemi, në burgje janë kryer 1520 testime, nga të cilët 656 për të burgosurit.

204 prej tyre rezultuan pozitiv me COVID dhe morrën trajtimin në spitalin e burgut të Shënkollit, teksa fatkeqësisht 2 të dënuar dhe 7 polic burgjesh kanë humbur jetën.