Ministrja e Drejtesise Etilda Gjonaj dhe partnerët ndërkombëtarë zhvilluan një takim me gjyqtarë dhe prokurorë të gjykatave dhe prokurorive të Rrethit dhe Apelit Shkodër. Gjonaj theksoi rolin e gjyqtarëve në procesin e ndihmës ligjore falas.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit po ashtu siç nënvizoi ministrja, janë dy prioritete, në të cilat jo vetëm qytetarët, por edhe partnerët nderkombetare presin të shohin rezultate.

Për herë të parë ndihma ligjore falas ofrohet për të gjitha natyrat e çështjeve, duke rritur numrin e qytetarëve që përfitojnë nga ndihma ligjore, por gjithashtu duke vendosur si kërkesë ligjore që ndihma dytësore të jepet me vendim gjykate, si një garant i vlerësimit të kushteve në mënyrë objektive.