Në vijim të fushatës elektorale në zgjedhjeve vendore të 14-majit, Kandidati i Kualicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Lezhë Pashk Gjoni zhvilloi një takim me komunitetin Dibran dhe Pukjan që jetojnë në këtë qytet.Në fjalen e tij para dibraneve kandidati Gjoni, tha se fondet e akorduara përgjatë këtyre katër viteve në Lezhë ka qenë të shumta, por janë përdorur për fasada.

Pjesë e këtij takimi ishte dhe deputeti Dibran Xhelal Mziu i cioi kërkoi që të ndëshkohet me votë qeverisja Socialiste, e cila e ka diskriminuar veriun e Shqipërise përfshire dhe Lezhën.
Ndërsa në takimin me komunitetin Pukjan në Lezhë kandidati Pashk Gjoni thotë se njerezit po kërkojnë ndryshimin dhe pavarësisht kërcënimeve dhe presionit të pushtetit kjo do të ndodhe me 14-maj.

Gjatë këtyre takimeve kandidati i opozitës për Bashkinë Lezhë doktor Pashk Gjoni mori mbështetje masimale, duke i shkuar i sigurte drejt fitores në zgjedhjet e 14-majit.

Artikulli paraprakHILA: MË SHUMË INVESTIME PËR BASHKINË VAU DEJËS
Artikulli tjetërPJERIN NDREU: JEMI ALTERNATIVA E VETME