KRYETARI I SHOQATËS MUSTAFA: JEMI KUNDËR GJUETISË SË PALIGJSHME. Marrëveshja e nënshkruar nga federate shqiptare e gjuetarëve me Ministrinë e Mjedisit nuk është zbatuar në shumë pika të saj për moraturiumin që ndal gjuetinë.

Këtë e bën të ditur Zyhdi Mustafa, kryetar i shoqatës “Jakup bajri” në Shkodër. Mustafa thotë se është kundër gjuetisë së paligjshme. Kreu i gjuetarëve të Shkodrës hedh poshtë deklaratën e kryeministrit Edi Rama se moratoriumi mund të shtyhet edhe për 10 vite. Një prej gjuetarëve të shoqatës Pal Bardhi deklaron se në zonën e tij ka gjueti të paligjshme. Herë pas here shoqata e gjuetarëve ka ngritur këto probleme të cilat janë diskutuar edhe në mbledhjen e federatës së gjuetarëve nga ku janë marrë edhe disa vendime dhe pritet të ketë një ballafaqim me Ministrinë e Mjedisit për moszbatimin e moratoriumit.