
Shoqata e Gjuetarëve “Jakup Bajri” në Shkodër ka organizuar një takim që kishte si qëllim parapërgatitjen për aktivitetin e qitjes me piatel i cili do të organizohet këto ditë. Pjesmarrësit janë të të gjitha moshave.
Ndërkohë gjuetarët të cilët do të spikasin në këtë lloj sporti , do të marrin pjesë në kampionatin e 41-të, kombëtar të garave të qitjes me piatel
Ndërkohë kreu i shoqatës së gjuetarëve “Jakup Bajri” Zyhdi Mustafaj theksoi se projektligji i dorëzuar në parlament për gjuetinë pritet që të miratohet në fillim të muajit Korrik,
Të gjithë pjesëmarrësve do t’u jepet edhe nga një medalje si një shenjë pjesëmarrje në këtë disiplinë të qitjes, që kërkon ta shtrijë veprimtarinë në të gjithë Shqipërinë.


