Gjuetia e paligjshme e peshkut në Liqenin e Shkodrës prej vitesh është kthyer në një problem serioz, i cili akoma nuk ka gjetur zgjidhje.

Sipas menaxherit të Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit, Arian Çinari, ky problem pavarësisht se ka patur përmirësime të vazhdueshme, vazhdon të ekzistoj. Ai pohon se vullneti për të përmirësuar situatën është dhe duhet një punë e madhe për t’a mposhtur njëherë e mirë.

Ndërkohë, gjuetia me lëndë plasëse është ulur ndjeshëm, por akoma ka raste që evidentohen, sidomos në grykderdhjen e Bunës, por që sapo bëhet sinjalizimi merren masa. Për vite me radhë, gjuetia e paligjshme dhe kapja e peshkut përmes lëndëve plasëse dhe korentit ka shqetësuar një numër të madh të shoqatave mjedisore.

Si pasojë e këtij peshkimi të paligjshëm, sipas specialistëve ka ndikuar ndjeshëm edhe në rënien e rezervave në Liqenin e Shkodrës dhe në lumin Buna.