Është diskutuar shumë ditët e fundit për fenomenin e gjuetisë së paligjshme I cili është prezent edhe pse moratorium që ndalon këtë gjueti është akoma në fuqi. Xhabir Mehmeti, sekretar I shoqatës së gjuetarëtve “Jakup Bajri” në Shkodër ka deklaruar se fenomeni vijon të jetë prezent, për shkak të mosndërhyrjes në kohë të instancave përkatëse.

Mehmeti shton se ka patur informacione ku është ushtruar gjuetia e paligjshme, por shoqata nuk ushtron asnjë lloj të drejte për ndërhyrje.

Në këtë periudhë të vitit është shfaqur edhe pelikani kaçurrel, ndër speciet më të radha e drejt zhdukjes. Sekretari Mehmeti tregon se ky shpend nuk ka qenë asnjëherë objekt gjuetie.

Pak ditë më parë ka patur edhe një reagim nga kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi e cila dënon këtë fenomen ndërsa fton qytetarët të denoncojnë rastet e gjuetisë së paligjshme.

Artikulli paraprakRINDËRTIMI/ RAMA: NË MARS TË 2021 ARRIJMË NË 2500 BANESA INDIVIDUALE, TE SHKOLLAT DHE KOPSHTET KEMI KRYER 60% TË PUNIMEVE
Artikulli tjetërSHTOJ I VJETËR, 30 VITE PA UJË TË PIJSHËM