
Policia e Lezhës ka goditur një tjetër rast të gjuetisë së paligjshme në zonën e Ishull Lezhës, në kuadër të planit të masave për mbrojtjen e faunës së egër.Gjatë kontrolleve të zhvilluara gjatë natës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kapën në flagrancë dy shtetas që po kryenin gjueti në kundërshtim me moratoriumin e gjuetisë. Në automjetin e tyre, policia gjeti 20 shpendë të vrarë me armë gjahu, si dhe një sasi fishekësh.Në vijim të veprimeve procedurale, u bllokuan dy armë gjahu, të cilat, megjithëse ishin me leje, ishin përdorur në mënyrë të paligjshme, si dhe automjeti që shërbente për transportimin e tyre.Ndersa pas veprimeve paraprake, materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë
për shtetasit A. P., 28 vjeç, banues në Divjake dhe M. H., 31 vjeç, banues në Tiranë.Të dy personat do të hetohen për veprën penale “Dëmtimi i specieve të vogla të florës dhe faunës së egër”.Policia e Lezhës deklaron se kontrollet do të vijojnë në të gjitha zonat e qarkut, me qëllim parandalimin e rasteve të ngjashme dhe mbrojtjen e faunës së egër.






