Shërbimet e Drejtorisë të Policisë Vendore Shkodër në vazhdimësi të Planit Operacional për intensifikimin e punës, parandalimin, dokumentimin, dhe vënjen para përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale për shfrytëzimin e paligjshëm të lumenjve

, liqeneve realizuan arrestimin në flagrancë të shtetasit: Ndiçim Bicakani 52 vjeç, banues në Shkodër. Efektivët e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me punonjësit e Agjensisë së Mbrojtjes së Mjedisit, kanë kapur në flagrancë në liqenin e Shkodrës, shtetasin Ndiçim Bicakani duke peshkuar në mënyrë të paligjshme me gjenerator (rryme elektrike). Në kushtet e flagrancës gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore i’u gjet dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: – 1(një) varkë me gjatësi 5 metra, -1 (një) motorr uji, – 1 (një) gjenerator për prodhimin e energjisë elektrike së bashku me telat përcjellës të rrymës elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale ”Peshkimi i ndaluar” parashikuar nga neni 204 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakMBYTET VARKA NE DERDHJEN E BUNES NE VELIPOJES
Artikulli tjetërLAMTUMIRË SHQIPËRI! DE BIAZI DREJT LARGIMIT NË SERIA A