Nepermjet kryetarit Zyhdi Mustafa shoqata e gjuetareve “Jakup Bajri” shprehet e sigurt se vendimi i Gjykates Kushtetuese per pezullimin e moratoriumit te gjuetise do te jete ne favor te tyre.

Kryetari Mustafa thote se gjuetaret jane kunder moratoriumit, por pro ligjit te gjuetise. Mustafa thote se vendosja e moratoriumit ka sjell indinjimin e gjuetareve te shoqates prej 3 vitesh. Moratoriumi 5-vjeçar ka hasur mjaft kundërshtime nga federata e gjuetarëve të shqipërisë. Në shkurt të vitit 2016 u vendos që ndalimi i gjuetisë të zgjasë edhe për 5 vite.nderkohe anëtarët e federatës e kanë dërguar çështjen në gjykatën kushtetuese, ndërsa tani presin një vendim pozitiv dhe përfundimin e moratoriumit.