DY VENDET KANË NËNSHKRUAR NJË MARRËVESHJE PËR MËSIMIN E GJUHËS. Ministri për Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave i Malit të Zi Suad Numanovic, Ministrja e Arsimit dhe Sporteve e Shqipërisë Lindita Nikolla dhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj

kanë filluar iniciativën e shqyrtimit të mundësisë që në shkollat fillore të Shkodrës, ku pakica malazeze është prezente, të futet gjuha malazeze si lëndë fakultative ku do të mund ta mësojnë gjithë nxënësit. Kjo iniciativë është filluar në vizitën e Ministrit Numanovic në Tiranë, ku pati takime me ministren Nikolla dhe ministrin Veliaj, raporton CDM. Ata ranë dakord që në Komitetin për Pakicat në Shqipëri duhet të përfshihet edhe përfaqësuesi i cili do të mbronte interesat e minoritetit malazez në Shqipëri. Numanovic në takimet që pati, ka thanë se Mali i Zi, si një vend demokratik ku multikulturalizmi është karakteristik, ndër shekuj është angazhuar për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave. Në këto takime u fol për futjen e gjuhës malazeze në shkollat e Shkodrës, përfaqësimin e minoritetit malazeze në Shqipëri, përkrahjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, si dhe marrëdhëniet e mira në mes dy shteteve, por nuk ka ndonjë informacion të jetë përmendë ndonjë çështje e shqiptarëve autokton në Mal të Zi.