Për herë të parë në Shkodër në ambjentet e hotel “Colosseo “u mbajt Seminari Mbarëkombëtar me mësuesit e gjuhës dhe kulturës shqiptare nga diaspora dhe mërgata, një ngjarje me rëndësi për forcimin e identitetit kombëtar jashtë trojeve shqiptare.
Rreth 250 mësues nga vende të ndryshme u bënë pjesë e edicionit të XVIII-të, me temë qendrore “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare në epokën digjitale”.
Aktiviteti i rëndësishëm kombëtar u zhvillua nën kujdesin e veçantë të dy Ministrive të Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës.

ARBËRIE NAGAVCI MINISTËR I ARSIMIT, SHKENCËS, TEKNOLOGJISË DHE INOVACIONIT, KOSOVË
Një rol të rëndësishëm në organizim dhe përmbajtje pati Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, i cili mirëpriti seminarin dhe kontribuoi në aspektin akademik e shkencor.

Në ceremoninë e hapjes, përshëndeti të pranishmit edhe zëvendëskryetarja e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza.

Programi i ditës së parë përfshiu edhe një aktivitet artistik nga Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija”, ndërsa në ditët në vijim do të mbahen sesione shkencore me kumtesa të pedagogëve dhe studiuesve nga trevat shqiptare dhe diaspora.

Artikulli paraprakARRESTOHET 20-VJEÇARI PËR NGACMIM SEKSUAL
Artikulli tjetërM.MADHE, MBI 100 VATRA ZJARRI NË KORRIK