Rrugicat në lagjen “Gjuhadol” në qytetin e Shkodrës brenda 6 muajve pritet që të marrin një pamje krejtësisht tjetër. Aty do të behët një ivestim me një vlerë prej 365 milion lekësh të vjetra. Ky financim konsiston në rikualifikimin urban të rrugicave në qendrën historike të “Gjuhadolit”. Ky investim është një bashkëfinancim mes Bashkisë Shkodër dhe fondit shqiptar të zhvillimit. Kjo është edhe tabela e vendosur nga Bashkia Shkodër që informon në lidhje me këtë investim.
“Rikualifikim urban i rrugicave në qendrën historike” i përkthyer më thjeshtë do të thotë shtrim i këtyre rrugicave dhe ideimi i tyre urban në një mënyrë tjetër nga ajo ekzistuesja. Disa prej rrugicave janë të shtruara thjeshtë me asfalt ndërsa disa të tjera janë të pashtruara ose kanë nisur të amortizohen. Në këtë mënyrë jo vetëm për të përmirësuar infrastrukturën në këto rrugica të Gjuhadolit por edhe për t’i dhënë një tjetër imazh që i shkon për shtat duke qenë se ka statusin e qendrës historike është menduar të bëhet ky investim. Në bazë edhe të planimetrisë së shfaqur në këtë tabelë janë afro 10 rrugica të cilat do jenë pjesë e këtij projekti që nuk do zgjasë më shumë se 6 muaj. Po ashtu nga sa shihet në tabelë rrugicat do të jenë në formën e disa pedonaleve të vogla të shtruara me pllka dhe gurë dhe jo më ashtu siç kanë qenë deri tani të asfaltuara. Është ideuar në këtë formë për të qenë në sinkron me banesat e vjetra apo gjithë historinë që mbart ajo zonë. Gjuhadoli është një prej lagjeve karakteristike të Shkodrës e cila ka vlera të veçanta dhe që gjithnjë duhet patur në vëmendje.