Gjuhadoli vijon të tërheq turistë të shumtë edhe këtë sezon veror .
Kjo rrugë me një arkitekturë të vecante është e lidhur me historinë artin edhe kulturën e qytetit.
Turistët që vizitojë Shkodrën e kanë të pamundur që të mos ndal tek kjo zone me ndërtesa karakteristike te ngritura mbi 100 vite më parë.

Gjuhadoli është rruga e parë urbanistike në historinë e arkitekturës shqiptare.
Kjo rrugë është ndërtuar nga arkitekti Kol Idremeno dhe ka vlera të patjetërsueshme dekorative, në pjesën e fasadave. Ndërhyrjet e bera për ta kthyer në pedonale ia kanë shtuar edhe me shume vlerat. Gjuhadoli po mban edhe peshën më të madhe të gjallërisë, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes, ku lokale të shumta janë të vendosura në këtë rrugë.

Artikulli paraprakVIJON LUFTA ME FLAKËT NË FUSHË ARRËZ
Artikulli tjetërKAÇINARI I MIRDITËS DEL NGA IZOLIMI