Immobile ka shënuar golin e tretë për Italinë . Zvicra është gjunjëzuar para ”Azzurëve” në këtë mbrëmje në Romë.

22:47 Duket se sot në Romë është mbrëmja e Manuel Locatellit. Mesfushori ka shënuar dhe golin e dytë ndaj Zvicrës. Italianët janë në avantazh të sigurt në ‘Olimpico’ ndaj helvetëve duke dominuar dhe lojën.

Me fitoren e sotme Italia mund të sigurojë automatikisht kualifikimin dhe në sfidën e tretë ndaj Uellsit me një barazim apo fitore siguron dhe kreun e renditjes në grupin A të Euro 2020.

21:26 Italia ka shënuar golin e parë ndaj Zvicrës. Locatelli kalon në avantazh të tijët përballë Zvicrës. Vetëm pak minuta më parë një gol iu anulua mbrojtësit Chiellini për prekje me dorë, por kësaj radhe Locatelli ishte i vetëm para portës dhe nuk mund të gabonte.

Ndeshja Itali-Zvicër është e vlefshme për grupin A të Euro 2020, dhe ”Azzurët” sot me një 3 pikësh siguronin kualifikimin automatikisht.

21:20 Italia ka shënuar golin e avantazhit në sfidën ndaj Zvicrës, por VAR ka prishur festën. Goli ka ardhur nga mbrojtja, ku Chiellini ka shënuar falë një rrëmuje në zonë.

Më pas arbitri është sinjalizuar nga VAR se kishte një prekje me dorë në zonë.

Ndeshja vijon 0-0.