
Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Ragip Gilën, autorin e vrasjes së dyfishtë dhe plagosjes së dy personave të tjerë në qendër të qytetit të Shkodrës pak ditë më parë.
Mengjesin e së enjtes në masa të shtuara sigurie, Ragip Gila mberriti në gjykatën e Shkodrës.
Gjatë seancës, Gilaj ka qëndruar i heshtur duke mos dhënë asnjë deklaratë ndërsa edhe pas përfundimit të masës së sigurisë , nuk ka pasur asnjë deklaratë nga avokati mbrojtës .
Gila është nën hetim si i dyshuar kryesor për atentatin e ndodhur në Shkodër, ku u ekzekutuan Armando Pali dhe Geridon Kraja, ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso dhe kamarierja Meri Kaceri.
Sa i takon ngjarjes, policia e Shkodrës dhe prokuroria po vijojnë hetimet duke marrë shumë kamera sigurie në të gjithë territorin ku mendohet të ketë lëvizur autori si dhe për të parë nësë ka pasur bashkepunetor.


