Gjykata e Tiranës këtë të martë ka marrë vendimin për të caktuat masën “detyrim paraqitje” për 19 protestuesit e arrestuar gjatë protestës kombëtare të PD e cila u zhvilluar të shtunën.

Prokuroria kishte kërkuar për 5 prej tyre “masën arrest në burg” dhe për 5 të tjerët “arrest në shtëpi”. Arrestimi i tyre erdhi pas incidenteve të regjistruara ku gjatë protestës u hodhën molotov në drejtim të Kryeministrisë.

Më pas, ata u shpërndanë me gaz lotsjellës dhe ujë nga policia. Protestuesit më pas u zhvendosën drejt Kuvendit të Shqipërisë, ku pati edhe përplasje fizike mes tyre dhe forcave të rendit.

Artikulli paraprak103-VJETORI I KRIJIMIT TË SHËRBIMIT PYJOR,NË MNELË,VAU DEJËS
Artikulli tjetërNDËRRON JETË NË SPITALIN E TRAUMËS NJË NGA TRE TË RINJTË QË U AKSIDENTUAN ME 19 JANAR