Gjykata ka dënuar sot me 6 muaj shërbim prove, aktivistin Napolon Laska. Ka qenë vetë ky i fundit që ka bërë të ditur lajmin, përmes rrjeteve sociale.

Me anë të një postimi në Facebook, laska shkruan se është dënuar me 6 muaj për shërim prove. Por mesa duket Laska nuk është dhe aq i irrituar me vendimin e gjykatës sesa me deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama.

Ja çfarë shkruan Laska:Nuk dua ta komentoj vendimin e gjykatës sot i cili më dënon me 6 muaj shërbim prove, me kushtin që të mos kryej asnjë vepër tjetër penale gjatë kësaj periudhe.

Praktikisht të kem frikë të protestoj dhe të ngre zërin. Atë do e zgjidhim duke e apeluar në të gjitha shkallët e mundshme të gjyqësorit.

Problemi është kur në të njëjtën ditë, kryeministri na quan injorant ne që protestojmë për mbrojtjen e jetës, gjykatësja me mendjen e urdhërin tij dhe sikur të ishte ai vet, merr vendim për denimin tonë.

Për një gjë më vjen keq në gjithë këtë histori:Më vjen keq që nuk paskam qenë i qartë kur kam thënë se nuk më trembni dot as me hetime, as me procedime e as me vendime gjykatash.Të fala reformës në drejtësi!Shihemi në protestën e radhës fashistë palaço!

Artikulli paraprakGODITEN 2 GRUPE HAJDUTËSH ,ARRESTOHEN
Artikulli tjetërATENTATI NDAJ TË RIUT, ARRESTOHET AUTORI