
Gjykata e Lezhës ka dënuar me 2 vite e 10 muaj burg ish-agjentin e Operacionales në Policinë e Shtetit, Jeton Lami. Gjyqtarja Alda Sadiku e gjeti fajtor për vepren penale “Shpërdorim Detyre”, pasi shoqëronte të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, para zhdukjes së tij në muajin Gusht të vitit 2022.Për shkak të gjykimit të shkurtuar Lami do përfitojë ulje të dënimit me 1/3 e tij, ndërsa për të zbutur pozitat e ish-agjentit të Operacionales, prokuroria tentoi disa herë të bindë atë që të bashkëpunojë me drejtësinë, por ai refuzoi.
Deklarimet e tij cilësohen nga hetuesit si me tepër vlerë edhe për fatin e Ervis Martinajt, për të cilin nuk ka asnjë gjurme prej 8 gushtit të vitit 2022.Hetimet e nisura nga prokuroria për zhdukjen e Ervis Martinaj, zbuluan lidhjen e ish-agjentit të policisë me të shumërkuarin e drejtësisë.
Ai ishte fokusuar nga kamerat e sigurisë të një hoteli në Durresit, duke shoqëruar Martinajn i cili është denoncuar në polici nga familjaret se kanë humbur çdo kontakt me të dhe prej më shumë se 10 muajsh autoritetet nuk kanë dhënë asnjë përgjigje zyrtare për fatin e mbretit të lojerave të fatit.


