Ish-ministri mbetet në burg.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-ministrin Spiro Ksera, të dhënë nga Gjykata e Shakllës së Parë. Pasi dëgjoi palët, Gjykata vendosi që të rikthejë në qeli ish-ministrin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Ish-Ministri Spiro Ksera apeloi vendimin, duke kërkuar ndryshimin e masës arrest me burg të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë. Në seancë, ish-ministri Ksera ka deklaruar se në rastin e tij, po bëhet diskriminim, pasi ai është me kombësi greke. Po ashtu ai ka thënë se masa që është dhënë ndaj tij është shumë e rrepte. “Kam tre fëmijë dhe një bashkëshorte. Nuk jam i rrezikshëm jam i hapur të hetohem e të gjykohem por jo në burg”, ka thënë Ksera. Edhe Prokuroria e ka vlerësoi si të drejtë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke deklaruar se Ksera duhet të qëndrojë në burg Sipas Prokurorisë, Spiro Ksera nuk e ka ditur se po hetohej dhe ekziston rreziku i ikjes. Ndërsa avokati i ish-ministrit Ksera, Genc Gjokutaj ka deklaruar se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë duhet të shfuqizohet, pasi është i paarsyetuar. Ai tha se Ksera nuk është marrë asnjëherë në pyetje gjatë kohës së hetimit. Ish-ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta, Spiro Ksera, u arrestua në 28 janar në Gjirokastër. Akuzat mbi Kseren Prokuroria e Tiranës nisi hetimet pas kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në raportin e të cilit thuhej se ish ministri Ksera në bashkëpunim me ish-drejtorin e Kabinetit, Kleves Bitro, si dhe zyrtar të tjerë, kanë vjedhur 30 milionë lekë nga buxheti i shtetit. Sipas organit të akuzës kjo shumë financiare, është akorduar dhe janë bërë pagesat për aktivitet të cilat nuk janë zhvilluar si programet për minoritetin, kundër disktimimit të romëve, sfidat për barazi gjnore si dhe projekte për moshën e tretë. Avokati i ish ministrit Ksera, Genc Gjokutaj mohon që klienti i tij të ketë lidhje me procedurat për zhvillimin e aktiviteve dhe të programeve sociale, dhe se shkresat janë procedurë e stafit teknik. Gjokutaj tha se klineti e tij nuk është marrë marrë asnjëherë në pyetje që nga kallëzimi i KLSH.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakNJOFTIM PËR SHTYP I DREJTORISË SË POLICISË SHKODËR
Artikulli tjetërARRESTOHET DREJTORI I TATIMEVE TIRANË, AKUZOHET PËR “SHPËRDORIM DETYRE”