Gjykata e Korçës ka kthyer tek prokuroria për rihetim vrasjen e Altin Balliut, të ndodhur 1 vit më parë në qytetin e Korçës.

Ndërsa sot pritej dhënia e vendimit për të dyshuarin Olger Mustafa, gjykata i ka lënë detyra shtesë organit të akuzës.

“Të bëhet një skicë nga ekspertë kriminalistike për pozicionin e viktimës, gëzhojat në vendngjarje. Të bëhet një raport i plotë: A ka patur persona te tjerë që iu rrezikohej jeta. Të arrij të vlerësoj kur është gjuajtur në makine, a ka pasur persona të tjerë. Një skemë me skicë ku përfshihen gjithë elementët.

Avokati mbrojtës i vikimës ka kërkuar rikqyrje të vendit të ngjarjes”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Faktit në Korçë.

Artikulli paraprakBYLIS-VLLAZNIA 2-2, SHKODRANËT MARRIN REZULTAT POZITIV
Artikulli tjetërSHQIPTARI KAPET DUKE VJEDHUR, SULMON PRONARIN E BANESËS