Pas Gjykatës së Elbasanit e cila vendosi lënien e tij në qeli deri në përfudnim të hetimeve, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur po sot arrest me burg ndaj tij lidhur me padinë e Ministrit Gjiknuri për parregullsi në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Kallëzimi për ish-drejtorin e ARRSH Dashamir Xhika u bë pas përfundimit të auditit për rrugën Tiranë-Elbasan, ku aqkuzohet për “shpërdorim detyre”. Ndërkohë kallëzim është bërë edhe për ish-Drejtorin e Njësisë së Menaxhimit të Projektit Aksel Qurduka dhe për Albens Alite, drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan.

Dëmi që i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit është në vlerën 53 983 340 dollarë.

Artikulli paraprakNXIRRET NGA LUMI FURGONI PASAGJERËVE
Artikulli tjetërDHUNË, VJEDHJE DHE ARMËMBAJTJE, KAPET 44 VJEÇARI