Gjykata e Lartë e Izraelit ka anuluar kufirin e numrit të refugjatëve ukrainas që vendi mund të strehojë. Lajmin e bëri të ditur “Times of Israel “.

Më parë, Ministrja e Brendshme Ayelet Shaked kishte vendosur një tavan prej 5,000 refugjatësh, duke përjashtuar ata që kanë lidhje të ngushta familjare me izraelitët dhe ata që kanë të drejtë të emigrojnë sipas ligjit të kthimit, i cili u jep shtetësinë hebrenjve ose atyre me prind ose gjysh, hebre. Tomer Ëarsha, një avokat privat, paraqiti një apel në Gjykatën e Lartë me mbështetjen e Ambasadës së Kievit në Izrael dhe e fitoi atë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përshëndeti vendimin e gjyqtarëve.

“Sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave të njeriut janë pikërisht ato që e dallojnë një demokraci vërtet të zhvilluar!”, shkroi ai në Twitter.

Artikulli paraprakBËRI KRENARË GJITHË SHQIPTARËT, ERKAND QERIMAJ FLET E TIJ PAS EVENTIT
Artikulli tjetërKATËR FËMIJË TË MITUR TRANSPORTOHEN DREJT SPITALIT TË DURRËSIT, RREZIKUAN TË MBYTEN TEKSA NOTONIN