DURIM BAMI ËSHTË I VETMI NË ÇËSHTJEN “DOSHI” QË NDODHET ENDE NË PARABURGIM. Ndërsa dy deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku qëndrojnë në arrest shtëpie për historinë e atentatit që akuzohen se sajuan, 36-vjeçari nga Fushë-Kruja Durim Bami do të qëndrojë në burg. Ky është verdikit që dha këtë të hënë Gjykata e Lartë duke vendosur masën e sigurisë të arrestit me burg ndaj Bamit, duke e kthyer sërish në paraburgimin e Fushë-Krujës, ku ndodhej prej mbrumes së 3 marsit kur u arrestua.  

Nën masa të rrepta sigurie Durim Bami mbërriti në Gjykatën e Lartë rreth orës 09:50 të mëngjesit, ku u vu përballë pesëshes të gjyqtarëve Guxim Zenelaj, Majlinda Andrea, Aleksandër Muskaj (relator), Artan Zeneli, Admir Thanza të cilët rivlerësuan masën e arrestit. Kjo, pas ndryshimit të akuzës që iu bë Bamit, nga tentative vrasje të funksionarëve publikë në kallëzim të rremë. Avokati i Bamit, Ilir Murati kërkoi në këtë seancë lirinë e menjëhershme të klientit të tij, por nuk dihen arsyet për të cilat Bami është lënë në burg.   Durim Bami është i vetmi në çështjen “Doshi” që ndodhet ende në paraburgim. Bami është personi që deputeti i përjashtuar nga PS Tom Doshi pretendon se është paguar nga kryeparlamentari Ilir Meta për të vrarë Doshin dhe deputetin demokrat Mhill Fufi gjashtë muaj më parë.  Në të gjitha dëshmitë që ka dhënë para hetuesve 36-vjeçari nga Fushë-Kruja ka rrëzuar versionin e deputetit Doshi duke thënë se është porositur prej tij për të sajuar historinë e atentatit.   

Artikulli paraprakVLLAZNIA NIS JAVEN ANTI-TEUTA
Artikulli tjetër“PËRJETËSISHT ME TY” NË QYTETIN E PUKËS